DIBËR - Një automjet ka aksidentuar sot në mbrëmje një fëmijë 6 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen  "Vehbi Dibra" të Dibrës. Teksa 6-vjeçari po kalonte rrugën, ai është përplasur nga makina në një terren pa ndriçim të mirë.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e Peshkopisë.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)