DIBER – Banorët e komunës Maqellare protestuan mëngjesin e sotëm para dyerve të nënstacionit elektrik në Vojnik, pasi për më shumë se dy javë e gjithë zona është pa energji elektrike.
Cez ka ndërprerë dritat në këtë komunë, pasi banorët e saj janë debitorë ndaj kompanisë, ndërkohë që banorët pretendojnë së i kanë paguar rregullisht faturat e energjisë elektrike.
Sipas tyre vetëm 25 % e banorëve janë debitorë, duke kundështuar kështu edhe njëherë mënyrën e ndëshkimit kolektiv nga ana e Cez.
Cez është detyruar që pas 2 orësh protestë të rilidh energjinë elektrike, ndërsa menjëherë pasi banorët janë shpërndarë, kompania ka ristakuar sërish energjinë elektrike.
Të irrituar, banorët i janë drejtuar sërish nënstacionit elektrik, ndërkohë që protesta vazhdon akoma në kërkim të rikthimit të energjisë elektrike, pasi sipas banorëve, vendimi i Cez për të dënuar kolektivisht komunën, është i padrejtë.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com