DIBËR-Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në ujrat e Drinit të Zi një njësinë Shupenzë.

Një grua rreth 55-vjeç është mbytur në ujërat e lumit Drin, pasi është futur për të shpëtuar dy mbesat.

Mësohet se viktima është Festime Dani, dhe vajzat me inicialet O.D 8 vjeç dhe 4 vjeçarja me inicialet O.D janë vajzat e djalit.

Vajzat janë rrëmbyer nga lumi dhe më pas është futur 55 vjeçarja, për ti shpëtuar por pamundur të dalë e gjallë.

Të miturat janë shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë zonës së lumit.

55 vjeçarja është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë por pa shenja jete.

Vajzat e mitura fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


dy.b/e.m/shqiptarja.com