Dibër/ konfliktohen 4 të rinj, njërit i gjendet drogë në banesë, sekuestrohet një automatik (Detaje)

Dibër/ konfliktohen 4 të rinj, njërit i gjendet drogë në banesë, sekuestrohet një automatik (Detaje)

Arma e sekuestruar nga policia në Dibër

Një konflikt që mund të degradonte më tej është parandaluar nga policia e Dibrës. 4 të rinj janë grindur me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, ndërkohë që kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës, 2 prej tyre.

Gjatë kontrollit që policia ka kryer në banesën e njërit prej tyre, është gjetur një sasi prej 2 kilogramë lëndë narkotike, ndërkohë që është sekuestruar edhe një armë zjarri tip automatik.

Njoftimi i plotë

Dibër
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes 4 të rinjve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër morën informacion per një konflikt mes disa të rinjve, te cilet mund të përdornin armë zjarri. Falë një punë të mirë-organizuar është bërë ndërhyrja në kohë nga Policia duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta ata kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Në vijm të punës për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt është ushtruar kontroll në banesat e tyre. Në banesën e shtetasit H.K. u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike kanabis. U arrestua në flagrancë shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, (babai i shtetasit në kërkim H.K), për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/10/2018 13:26

    Kete lloj bajgerie Enver Hoxha e shfrytezonte per punë... Punë të detyruar gjith bajgërisë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?