Administrata e KQZ-së bëri të ditur se, edhe pas kërkesës drejtuar bashkisë së Dibrës për t’i dhënë listën e plotë të zgjedhësve, kjo listë nuk u është vënë në dispozicion por ky informacion është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Banorët e bashkisë së Dibrës do t’i drejtohen 118 qendrave të votimit për të zgjehdur kryetarin e ri të bshksië më datë 11 shtator.
Ndërkaq KQZ regjistroi dy koalicionet zgjedhore, atë të maxhorancës, Aleanca për Shqipërinë Europiane me 4 parti në përbërje dhe koalicionin opozitar për Punë dhe Dinjitet me 12 parti.
6 parti të vogla që PD i kishte përfshirë si pjesë e koalicionit nuk u regjistruan pasi në momentin kur u regjistruan subjektet zgjedhore nuk kishin kryer detyrimet financiare ndaj KQZ.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
