Dibër, Manastirliu: Furnizim me
barna në 90 qendra shëndetësore

Dibër, Manastirliu: Furnizim me<br />barna në 90 qendra shëndetësore<br /><br>
“Në Dibër dhe spitalet e tjera Rajonale do të plotësojmë mungesat e mjekëve specialistë duke aplikuar bonusin deri në 2.5 milion lekë”.Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë vizitës në spitalin e Peshkopisë. 

Znj. Manastirliu u shpreh se brenda vitit që vjen ky spital do të pajiset me mamograf të ri, ekografi dhe te gjitha pajisjet e nevojshme falë projektit me Bankën Botërore, ndërsa theksoi se ky spital, brenda muajit Prill do të ketë instrumentet e rinj kirurgjikalë, që do t’i japin fund një herë e mirë infeksioneve spitalore.

Me buxhetin e vitit 2018 do të rikonstruktohet dhe pajiset me të gjitha pajisjet biomjekësore gjithashtu edhe poliklinika e qytetit të Peshkopisë.

Falë planifikimit të mirë, spitali i Peshkopisë nuk ka mungesë barnash për trajtimin e pacientëve dhe sipas mjekut kirurg Gazmend Xhembulla, nevojat janë të plotësuara për të gjithë vitin. 

"Më vjen mirë që në Peshkopi shohim këtë situatë me barnat dhe dua të sjell në vëmendje edhe një angazhim tjetër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të garantuar që tani furnizimin me barna për 90 qendrat shëndetësore në zonat e thella malore për të gjithë periudhën e bllokimit nga dëbora apo moti i keq", tha Ministrja e MShMS.

Znj. Manastirliu ndoqi nga afër edhe aksionin e çlirimit të hapësirave brenda spitalit nga ndërtimet e paligjshme.

“Jemi të vendosur t’i kthejmë personelit mjekësor dhe qytetarëve hapësirat e zëna pa leje me aktivitete që nuk kanë aspak lidhje me spitalin”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë aksionit të pastrim-higjienizimit në spitalin Rajonal Dibër. 

[gallery]24654[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric 'kërcënon' Tiranën: Ne futemi në fushë vetëm për fitoren, kemi 5 mungesa

Thomas Brdaric 'kërcënon' Tiranën: Ne futemi në fushë vetëm për fitoren, kemi 5 mungesa