PESHKOPI - Gjykata e Peshkopisë ka dënuar 2 kunatat që në bashkëpunim me njëra tjetrën vranë vjehrrën e tyre, Naime Skuka. Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Dibrës ka vendosur dënimin me 10.8 vjet burg për Xhemile Skukën, 35 vjeçe dhe 9.8 vite të tjera për Hike Skukën, 25 vjeçe.
 
Më 12 shkurt të vitit 2013, Naime Skuka u vra nga dy nuset e saj, Xhemile dhe Hike Skuka. Ajo jetonte në një shtëpi me nuset e saj, në Luzni të Dibrës, ndërsa Edmond Skuka dhe vëllai i tij ishin emigrantë në shtetin grek.
 
Sipas dëshmive, dy nuset nuk shkonin aspak mirë me vjehrrën e tyre, deri sa më 12 shkurt të vitit kryen edhe vrasjen e padëgjuar më parë.
 
Nuset hynë në dhomën ku flinte Naime Skuka dhe i hodhën kësaj të fundit vaj të nxehtë në vesh. Pak minuta më pas, Naime Skuka ndërroi jetë, ndërsa dy nuset u arrestuan për vrasjen pas disa ditën nga policia e Dibrës.
 
Në sallën e gjyqit, dy nuset kanë rrëfyer se nuk kishin për qëllim ta vrisnin vjehrrën e tyre dhe se vrasja ndodhi aksidentalisht.
 
Mirëpo, pas vdekjes së vjehrrës së tyre, dy nuset nuk e kallëzuan krimin, por e fshehën trupin e viktimës në kasollen e bagëtive. Trupi i saj u zbulua nga fqinjët, teksa ishte në fazën përfundimtare të dekompozimit.
 
Ndërkaq njëri prej djemve të gruas së vrarë, Uran Skuka në datën 10 shkurt 2014 mori hak për nënën e tij duke vrarë Besmir Nikolli i cili është vëllai i Hike Skukës.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)