Dibër, qëllon me çifte në kokë
të fejuarën e tij 18-vjeçare

Dibër, qëllon me çifte në kokë<br />të fejuarën e tij 18-vjeçare
DIBER - Një tjetër krim në familje ka tronditur rrethin e Dibrës. Dy ditë pasi një i ri vrau kunatën e tij dhe më pas qëlloi edhe veten, sot një tjetër 28 vjeçar   ka vrarë me çifte të fejuarën e tij, 18-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në lagjen Kamen të qytetit të Peshkopisë.

Autor i dyshuar i saj është Arbër Deda, 28 vjeç, nga Lura, i njohur nga banorët si person me precedentë penalë.

Krimi ka ndodhur rreth orës 13:40 minuta dhe banorët të alarmuar kanë lajmëruar policinë.

Sipas të dhënave nga korrespondenti i A1 Report në Dibër, Daniel Shehu, autori i dyshuar ka qëlluar me çifte të fejuarën e tij në haurin e shtëpisë së dajës së autorit të krimit dhe më pas është larguar. Viktima është Mbaresa Torba nga Lura.

I dyshuari për krimin është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Shkak për këtë krim  dyshohet se ka qenë një zënkë mes dy të rinjve, për shkaqe ende të panjohura.
 
Redaksia online
(dsh/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë