Dibër, sekuestrohen rreth 26 kg 
kanabis, në pranga dy vëllezë

Dibër, sekuestrohen rreth 26 kg <br />kanabis, në pranga dy vëllezë
Një sasi prej 26 kilogram e 550 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Dibrës.

Gjatë operacionit të koduar ‘Transportuesi’ janë arrestuar në flagrancë dy vëllezër.

Lënda narkotike e futur në tre thasë me nga 25 pako  u gjet në pjesën e bagazhit të automjetit tip ‘Ford Focus’ me targa AA 270OZ.

Mësohet se policia  kishte ngritur një pikë kontrolli në aksin rrugor Ura e Topojanit-Maqellarë, ku është bërë ndalimi i automjetit tip "Ford Focus", me targa AA 270 OZ, me drejtues njërin nga vëllezërit.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 25-vjeçari Xhevahir Keçaj dhe 26-vjeçari Urim Keçaj, vëllezër dhe banues në fshatin Zenisht të Matit.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Prane Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 dhe 25 të Kodit Penal.

droge ne diber
droge ne diber
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar