Një konflikt i madh është shënuar në Dibër për shkak të një prone. Shtatë persona kanë bërë sherr me njëri-tjetrin, prej ku kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një grua.

Report Tv mësoi se në konflikt janë përfshirë fisi Cani dhe fisi Balla, në Gjoricë, të cilët janë goditur me mjete të forta. Nga sherri është plagosur çifti Balla, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Bulqizës për të marrë mjekim. 

d.c./shqiptarja.com