'Ç'më qesh?', shoferi i autobusit dhunon nxënësit në Dibër, Report Tv siguron videon

DIBER - Grushte dhe shpulla nxënësve në furgon, Report Tv siguron videon e dhunës që shoferi ushtron ndaj fëmijëve në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Maqellarë, ndërsa rasti u denoncua fillimisht nga Ministria e Brendshme. Në video duket momenti kur drejtuesi i automjetit, Edmond Sela, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, godet me grushte dhe shpulla dy nxënës. Kanë qenë vetë nxënësit të cilët kanë filmuar skenën e dhunës dhe videon e kanë publikuar në rrjetet sociale. Sela, me automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë.

Gjithashtu, në video dëgjohet që shoferi u drejtohet nxënësve me fjalët "Pse shoku jot jam unë që flet ashtu?! Ç'më qesh?!" dhe godet dy prej nxënësve që ndodheshin në furgonin e shkollës me grushte dhe shpulla në kokë. Drejtuesi i autobusit është ndaluar nga policia dhe ndodhet në komisariat në Peshkopi. Gjithashtu, gjatë kontrollit autobusi i tij ka rezultuar me mangësi dokumentacioni dhe është gjobitur nga Policia Rrugore.

"Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambjentet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen. Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka. Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë. Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital. Sheh diçka thuaj diçka!"

Romina Kuko, zv/ministre e Brendshme

Ndalohet nga policia shoferi dhunues
Pas denoncimit nga Ministria e Arsimit, te nje videojeje ku shfaqet një drejtues autobusi që ushtron dhunë ndaj dy nxenësve, Policia e Dibrës njofton se menjëherë ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë, të drejtuesit të autobusit, shtetasin Edmond Sela, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E.Sela, me automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë.

Në datë 4.10.2018, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela, u arrestua për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal. Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe dhe të paanshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/10/2018 13:17

    Puna e shoferit eshte vetem dhe vetem timoni! Të burgoset menjëherë !

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 06/10/2018 21:33

    Shoferi ja ka bër shum mir këta fëmi pisa kan dal jasht çdo kontrolli po ju jepet mbi çdo gjë shum drejtësi kêtyre fëmijve maskarenj po do ja shofin prindrit hajrin këtyre fmive pis. Kur të riten do jen ca parazit ordiner plotësisht fundrrina që në këtë mosh ata skan pik edukate. Ju dhj****a demkracin Shqiptare .

    Përgjigju
  • Erik: 06/10/2018 17:50

    Dhuna asnjehere nuk perkrahet, por femijet sot jane bere shume te padisiplinuar dhe s'njohin asnje norme dhe kod etik. Ne video femijet duken ashiqare qe ata jane duke luajtur dhe tallur me nervat e shoferit. Policia mire ben qe e shoqeron per procedure, por duhet ta liroje brenda dites.

    Përgjigju
  • Cka je tu then bree: 06/10/2018 17:03

    Mir ja u ben keture kelyshve k****sh se vetem me dhun marin vesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave