DIBER- Vajza ishte shtatzënë prej 5 muajsh dhe për të larguar turpin nga dera e shtëpisë, babai vendos që të vrasë të bijën, e cila kishte pasur një lidhje dashurie me një djalë nga fshati pranë. Ngjarja makabre ka ndodhur ditën e djeshme në familjen Dushku, në fshatin Sllatinë, të Komunës së Sllovës në Dibër, ku viktimë ka mbetur Fatmira Dushku, 21 vjeçe.
Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga Policia dhe Prokuroria e Dibrës, e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë krim të rëndë. Burimet thanë se, i ati i vajzës Doksan Dushku, 69 vjeç e ka pranuar krimin e bërë. Ndaj tij është prerë urdhër-arresti, ndërsa është shoqëruar edhe vëllai i vajzës, Ramazan Dushku, 23 vjeç, si i përfshirë në krim. Burime nga Policia e Dibrës kanë bërë të ditur se, është duke u hetuar edhe për përfshirjen në krim të personave të tjerë.
VRASJA E 21-VJEÇARES
Krimi brenda familjes Dushku në Sllatinë të Dibrës ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë, por është fshehur për t’u zbuluar mëngjesin e djeshëm. Vrasje është bërë me 8 plumba të një arme automatike. Siç bëhet e ditur, dje familja e Fatmira Dushkut, kishte hapur dyert e mortit dhe kishin njoftuar se vajza e tyre pati pësuar një infarkt. Por më pas, ata kishin thënë se, vajza ka rënë nga ballkoni i katit të 2-të të banesës, detaje që kanë lindur dyshimet dhe kanë bërë që policia të dyshonte për shkaqet e vdekjes së të resë. Inspektori i zonës së Sllovës ishte informuar për këtë ngjarje dhe menjëherë kishte kërkuar edhe ndihmën e kolegëve të Peshkopisë. Në drejtim të Sllatinës, ishin nisur disa makina ne efektivë policie, të cilët kur kanë mbërritur atje, kanë ndaluar varrosjen e 21-vjeçares, duke e marrë arkivolin dhe dërguar në morgun e spitalit të Dibrës.

(Në foto: Arkivoli me trupin e Fatmira Dushkut duke u transportuar në morg)
ZBULIMI I KRIMIT
Kur mjeku ligjor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ka parë disa plagë arme në kraharorin e 21-vjeçares. Ai menjëherë ka njoftuar Policinë dhe Prokurorinë e Dibrës, duke i vënë në dijeni se, ngjarja nuk është vdekje aksidentale por është një krim. Gjatë hetimit ai ka zbuluar 8 plagë në trupin e 21-vjeçares, plagë të shkaktuara me një armë të kalibri 7.56 milimetra. Pas këtyre të dhënave, policia ka shoqëruar në polici, babanë e vajzës, 69-vjeçarin Doksan Dushku dhe djalin e tij, Ramazanin. Ndërkaq është ushtruar një kontroll edhe në banesën e familjes Dushku në Dibër ku janë gjetur edhe disa shenja gjaku në njërën prej dhomave ku ka ndodhur edhe krimi.
DËSHMITË
Gjatë marrjes në pyetje, mbrëmjen e djeshme Doksan Dushku ka pranuar krimin, duke deklaruar se, vajza e kishte turpëruar. Policia ka prerë fletë-arrestin për 69-vjeçarin dhe djalin e tij. Gjithashtu janë marrë edhe dëshmitë e familjarëve të tjerë të viktimës. Policia tha se, është pyetur edhe djali i cili dyshohet se ka pasur lidhje dashurie me vajzën, të cilës babai ia mori jetën.

(Në foto: Arkivoli me trupin e viktimës para derës së morgut)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO