DIBËR- Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrst me burg" për Qazim Plakun, e Myrteza e Jurgen Hysën, lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë ku humbi jetën një 29-vjeçar. Myrteza e Jurgen Hysën qëlluan me thikë 29-vjeçari Dukagjin Plaku pas një sherri në një lokal në fshatin Sllatinë, teksa kanë qenë dke pirë së bashku akool.
Si ndodhi ngjarja?
Në sherr janë përfshirë 4 anëtarë të dy familjeve. Fillimisht ka qenë vëllai i viktimës, Qazim Plaku 24 vjeç që ka plagosur 24-vjeçarin Myrteza Hysa. Më pas ky i fundit në shenjë hakmarrje, ka marrë vëllanë e tij, Jurgenin dhe ka goditur me thikë 29-vjeçarin, ku gjeti dhe vdekjen.