Dibra kryesohet nga PD, LSI 
 e treta po ushtron “presion”

Dibra kryesohet nga PD, LSI <br /> e treta po ushtron “presion”
TIRANE- Qarku i Dibrës, ndonëse i ka dhënë mazhorancës së majtë dy kryetar bashkie, atë në Peshkopi pas shumë vitesh dominimi të përfaqësuesit të PD Ilir Krosi dhe të Bulqizës që e fitoi përfaqësuesi i LSI i mbështetur, nuk i ka dhënë dy partive përbërëse dhe kryesore të ASHE në qeveri kurorën udhëheqëse në mbështetjen për këshilltarët bashkiakë. Kështu në vend të parë përsa i përket mbështetjes në qarkun e Dibrës, është Partia Demokratike, e cila ka marrë pas katër vitesh nga socialistët bashkinë e Matit, por ka mbajtur dhe bashkinë e Klosit.

Ka humbur vetëm bashkinë e Dibrës në kutitë e fundit. Ajo që vihet re është fakti se LSI ka nxjerrë në vend të tretë në bashkinë e Bulqizës PD-në, pasi me sa duket ka ndikuar dhe fakti që ka pasur kandidatin e saj, duke bërë që të njehsojë votat me ato në proporcional, ndërkohë që PS dhe ne Bulqizë qëndron në vend të parë përsa i përket mbështetjes elektorale për këshillat bashkiakë. Ndërsa demokratët e kanë siguruar vendin e parë në zgjedhjet për këshillat bashkiakë në bashkinë e Dibrës, ku ndonëse humbi në “metrat” e fundit kreun e bashkisë në favor të PS dhe aleatëve të saj, por ka marrë një mbështetje mbi 30 për qind nga numërimi i votave deri më tani në këtë bashki.

Socialistët janë në vend të dytë, ndërkohë që LSI gjendet në vend të tretë në këtë bashki. Një rezultat befasues ka dhe PDIU e Shpëtim Idrizit në këtë bashki por dhe në katër bashkitë e tjera, duke treguar se ka mbështetje të njëtrajtshme në të gjithë qarkun. Ndërkohë që në bashkinë e Matit të cilën mazhoranca e majtë e ka humbur dhe tashmë është në KQZ ndoshta më vonë dhe në Kolegjin Zgjedhor për shkak të kontestimit të rezultatit nga ana e kandidates Adelina Farrici, mbështetja për këshillat bashkiakë mes PD dhe PS është thuajse e njëjtë në kufijtë e 14 për qindshit, ndërsa ndiqen hap pas hapi nga LSI si parti e tretë edhe në këtë bashki, me 13 përqind të votave për këshillat bashkiake.

Duke parë tabelën e rezultateve, të krahasuar me zgjedhjet vendore të para katër viteve, atyre të majit të vitit 2011 shihet se të tre partitë e para kanë rritje në mbështetje, por me shumë është rritur LSI me 5 përqind, e ndjekur nga PS me 3 për qind, dhe PD me 1 për qind, çka tregon se rritja e tyre është bërë në kurriz të partive të vogla, të cilat nuk kanë mundur që të marrin mbështetjen e qytetarëve të këtij qarku.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës