Presidenti Ilir Meta ka falënderuar aktorin e Hollywood-it Leonardo DiCaprion i cili ngritur zërin për mbrojtjen e natyrës, sidomos në mbrojtjen e lumenjve nga ndërtimi i HEC-eve, e konkretisht për lumin Vjosë.

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio”, shkruan Meta.

Di caprio ka qenë pjesë e fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, DiCaprion më herët ka publikuar një foto nga lumi i Vjosës për të cilën shkruan se ka lajme pozitive dhe shpresëdhënëse për shpëtimin e saj. Këtu i referohej deklaratës së kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.