Dick Marty dëshmon në Prishtinë

Dick Marty dëshmon në Prishtinë
Dick Marty mund të dëshmojë në rastin Medicus që zhvillohet në Prishtinë. Kërkesën për të dëshmuar personazhi i raportit për trafikim të organeve në Parlamentin Evropian, e ka bërë Prokurori special i Bashkimit Evropian, Jonathan Ratel, në seancën e të premtes.
“Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se Marty mban në posedim evidencën për këtë rast”, ka thënë prokurori.

Mbrojtja e ka kundërshtuar këtë propozim duke thënë se nëse Dick Marty ftohet të dëshmojë lidhur me këtë rast penal, atëherë gjykimi do ta humbë esencën e penales dhe do të shndërrohet në çështje politike.

Raulf Fei, 66 vjecari kanadez nëpërmes një videoconference ka dëshmuar në gjykatë se si ka bërë transplatim në vitin 2008 në ordinancën Medicus, pronar I së cilës është Shaip Muja, deputet nga radhët e PDK-së.
Fei ka thënë pas analizave të bëra dhe konstatimit se duhet të fillojë dializën, ai ishte interesuar për transplant veshke. Nëpërmes israelit me emrin Moshe kishte rënë në kontakt me turkun Yusuf Sonmez dhe kishte udhëtuar për në Stamboll. Ai poashtu kishte transferuar paratë në shumë prej 80 mijë eurosh dhe në një dhomë hoteli I ishte bërë analiza e gjakut. Së bashku me disa gra ruse kishte ardhur në Prishtinë dhe nuk e dinte se cila nga ruset ka mundur të jetë donatorja e veshkës.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate