TIRANE-Izet Haxhia sot ka shënuar fitoren e parë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë vendosi rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ku ai është dënuar me 25 vite si bashkëpunëtor në vrasje. Pas vendimit, e dashura e tij Franca, ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet se kjo është një ditë shprese me ngjyra jete.
Sipas saj, drejtësia dha shenjat e para që nuk është kthyer në kufome dhe që diçka po lëviz. E dashura e ish-bodigardit të Berishës është e ndërgjegjshme, që kjo është vetëm etapa e parë e një lufte të gjatë.
Keni te gjithe nje perqafim nga Izeti,miq te dashur e besnike! Kjo eshte nje dite e bukur, nje dite shprese, nje dite me ngjyra e me jete! Drejtesia dha shenjat e para qe nuk eshte kthyer ne kufome dhe qe dicka po levize! Sigurisht, kjo eshte vetem etapa e pare e nje lufte te gjate, por kur ke pritur e sakrifikuar 20 vjet jete, si Izeti, eshte me shume se nje fitore! Eshte nje frymemarrje lirie, nje dore qe te shtrengon me bese e burreri,nje tribune gjykate qe te shikon si cdo qytetar tjeter, eshte rigjetja e nje Atdheu qe te ishte mohuar prej vitesh!!
Shpirti im, te me duash keshtu sic me do ti, eshte mrekullia e jetes time! Dhe te te dua keshtu sic te dua, eshte me e madhja e lirive! Jam kaq e gezuar sot, dashuriza ime! Ti e di qe nuk t a leshoj doren ne rrugetimin qe na pret, sado i gjate e i veshtire te jete! Te dua! Me shpresen tek e Verteta, tek Drejtesia, dhe tek Zoti, le te vazhdojme perpara... Plot te mira per ju, per ne te gjithe!
Statusi i të dashurës së Izet Haxhisë në Facebook
Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.