TIRANE - Rastet e ndalimit me kanabis sativa janë aq të shumta, saqë sektori kundër narkotikëve në polici nuk i përballon dot. Për këtë arsye të gjithë policët e të gjitha komisariateve do të bëjnë trajnim për njohjen me drogat e lehta.
Urdhri mban firmën e drejtorit të përgjithshëm të policisë Artan Didi dhe parashikon që në rastet e kapjes së përdoruesve te droges, hetimi dhe ndjekja e çështjes do të bëhet nga komisariatet dhe jo nga sektori kundër narkotikëve.
Në letër porosi thuhet se në Tiranë ka shumë raste të sekuestrimit të sasive të vogla të lëndëve narkotike ndërsa të arrestuarit shpeshherë janë përdorues për të cilët prokuroria nuk fillon procedim.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com