Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, shprehu vendosmërinë për të trajtuar me seriozitetin më të madh detyrën e e re të policisë.

“Qeveria ka ngarkuar policinë me detyrën e ruajtjes së mjedisit, për zbulimin e krimeve në fushën e territorit. Policia është e gatshme të marrë këtë detyrë, dhe premton se do të kryejë detyrën me prioritet, pasi kjo është në dobi të qytetarëve të Shqipërisë. Ne duhet të jemi të përgatitur se kjo detyrë nuk është e lehtë, dhe bashkëjetesa e gjatë me këtë fenomen, e bën këtë detyrë tepër të vështirë por jo të pamundur”, tha Didi.