TIRANË - Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka vizituar sot qëndron e forumit policor, i shoqëruar nga drejtori i kësaj qendre Bilbil Mema, Didi ka zhvilluar një bashkëbisedim me kursantët e kësaj qendre që operojnë në terren.

Kreu i Policisë u kërkoi kursantëve të denoncojnë çdo rast abuzimi nga kolegët e tyre duke i shprehur mbështetjen maksimale nga ana e tij dhe e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
 
“Kam besim tek ju , se nuk do të pajtoheni me aktet korruptive, me abuzimin me detyrën duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, pasi këto veprime cenojnë rëndë imazhin e Policisë së Shtetit. Ju garantoj se jam shumë i vendosur për të larguar nga radhët e Policisë së Shtetit , cilindo punonjës policie që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe çdo abuzim tjetër me detyrën” .- tha Didi.

Ai ka kërkuar nga studentët më shumë impenjim dhe korrektësi, kulturë dhe mirësjellje me qytetarët.

 “Pavarësisht se mund të hasni vështirësi , ju nuk duhet të tërhiqeni e të bëheni palë me mentalitetin e vjetër, jeni ju dhe 500 kursantët e rinj që sapo kanë filluar studimet për pjesën teorike , gjenerata e re e Policisë që duhet të përmbysni me dinjitet e vendosmëri mentalitetin e vjetër në Polici , e të sillni një frymë të re , jeni ju ata që duhet t’i ndërroni imazhin Policisë së Shtetit duke e shndërruar këtë Polici në një Polici dinjitoze dhe të respektuar nga komuniteti.”- tha Didi.
 
Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)