TIRANE - Kryepolici Artan Didi ka rrëzuar pretendimet e sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, duke vijuar të këmbëngulë se ai nuk kishte zhvilluar asnjë takim në zyrën e tij me deputetin Tom Doshi dhe vrasësin që Doshi pretendon se eshte paguar per ekzekutimin e tij,  Durim Bani.

Sipas depuetit te PD Arben Ristani, ministri Tahiri përgënjeshtroi drejtorin Didi, kur tha se e ka takuar Doshin së bashku me të. Fill pas kësaj dalje publike të Ristanit, ka reaguar Artan Didi duke pohuar se në zyrën e tij nuk ka takuar deputetin Doshi, asnjë person tjetër të etiketuar si vrasës: “Drejtori i Policisë së Shtetit, është i vendosur të zbatojë ligjin dhe përmbushë misionin e Policisë së Shtetit për të garantuar siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim",- thuhet ne dekalraten zyrtare te Policise se Shtetit.

Sqarim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Artan Didi

Referuar disa keqkuptimeve të krijuara nga disa përfaqësues të caktuar të medias, e më pas nga një parti politike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Didi, sqaron se  nuk ka bërë kurrë ndonjë deklaratë për ndonjë media të caktuar rreth pretendimeve të Z. Doshi. 

I pyetur nëpërmjet telefonit nga një gazetare nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi ose  ndonjë vrasës, Z. Didi është përgjigjur shkurt se në zyrën e tij as ka takuar Z. Doshi e as ndonjë vrasës. 

Rrethanat dhe të dhënat rreth kësaj ngjarje, janë sqaruar nga deklarata e bërë nga  Ministri i Brendshëm, Z. Saimir Tahiri, ndaj çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është i vendosur të zbatojë ligjin dhe përmbushë misionin e Policisë së Shtetit për të garantuar siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)