TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, në daljen për mediat ditën e sotme në lidhje me sulmet me tritol të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ka bërë një krahasim mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe prokurorit italian Xhovani Falkone.
Kjo pasi Falkone u ekzekutua nga mafia italiane, pasi kishte nisur procese gjyqësore ndaj krimit të organizuar në shtetin fqinj. Prandaj kryepolici Didi, duke marrë shkas nga ky rast, ka shprehur këtë paralelizëm, lidhur edhe me sulmet me tritol ndaj familjes së ministrit Tahiri.
“Kujtoni Falkonen dhe Borselinon. Por, kjo nuk është më punë personash, por një frymë e zbatimit të ligjit që po futet në Policinë e Shtetit në të gjitha strukturat ligzbatuese. Hetimet tona janë orientuar jo vetëm drejt autorëve të mundshëm të këtyre akteve, por edhe për të zbulluar kush e armatos dorën kriminale që ngrihet kundër njerëzve apo familjarëve të atyre që luftojnë krimin, kush e ushqen urrejtjen ndaj ligjit dhe institucioneve që e përfaqësojnë atë”, është shprehur Didi.
Dy shpërthimet me tritol dhe një i tretë ditën e djeshme, ku në qendër të tyre ishte familja e ministrit të brendshëm, ka tronditur ditën e djeshme opinionin publik, ndërsa kanë nisur hetimet për arrestimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com