Identifikimi i fushave në të cilat do të shtrihet në të ardhmen bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj austriake ka qenë në qendër të takimit të zhvilluar mes Artan Didit dhe Konrad Kogler.
Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka zhvilluar një takim ditën e sotme Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike të Austrisë, Konrad Kogler.
Në këtë kuadër u shkëmbyen ide mbi mundësinë e zgjerimit të kësaj organizate dhe nxitjes së fuqizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar e rajonal, bashkëpunim i cili i shërben rritjes së standardeve të sigurisë.
Gjatë këtij takimi u evidentua gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet policive respektive në kuadër dhe të marrëveshje ekzistuese, sa i përket krimit të organizuar dhe migracionit.
Në mënyrë të veçantë u vlerësua kontributi i dhënë nga Policia Austriake për Policinë e Shtetit në kuadër të projektit ILEKU. Policia Austriake ka kontribuar edhe me projekte të tjera PAMECA apo edhe SEPCA.
Në përfundim të takimit u konfirmua dhe një herë gatishmëria për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet policive të të dy vendeve, si dhe mbështetja që Policia Austriake do të japë për rritjen e kapaciteteve të Policisë Shqiptare, në ato fusha të përcaktuara si prioritare për Policinë e Shtetit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com