Diego Costa është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë për momentin, pasi po kalon një formë të mirë me spanjollët e Atletiko Madridit, të cilët kryesojnë në kampionat dhe po përgatiten për çerekfinalen e Champions League përballë Barcelonës.
Në prag të ndeshjes me Barcelonën në “Camp Nou” braziliani flet për ndeshjen dhe shanset për të kaluar në gjysmëfinale. “Ky është momenti ynë më i mirë dhe kemi mundësi të fitojmë një trofe këtë sezon. Kemi punuar fort dhe në fushë vrapojmë të gjithë si të çmendur.
Barcelona është Barcelona, prej shumë kohësh po tregon që është nga më të mirët në botë. E dimë shumë mirë se nëse duam të triumfojmë ndaj tyre duhet të zhvillojnë ndeshjen tonë më të mirë në të gjitha aspektet.
Na duhet të luajmë në grup dhe të jemi shumë kompaktë pasi të paktën një mundësi të mirë për gol ata do ta krijojnë” deklaroi sulmuesi në prag të ndeshjes, ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij.
/Shqiptarja.com