Diego Costa te Atletico Madrid? 
Trajneri Antonio Conte shuan zërat

Diego Costa te Atletico Madrid? <br />Trajneri Antonio Conte shuan zërat
Diego Costa mesa duket nuk do të largohet nga Chelsea. Të paktën këshu shprehet trajneri i bluve të Londrës i cili thotë se  Costa do të vazhdoj të qëndroj te Chelsea. 

“Nuk ka asnjë problem me Costën. Situata e tij do të mbetet e pandryshuar”- u shpreh Antonio Conte. 

Mendohej se paratë e fituara nga shitja e Jackson Martinez do të përdoreshin për të kthyer Diego Costën në “Vicente Calderon” në qershor të këtij viti, por siç duket klubi anglez është shumë i kënaqur nga shërbimet e brazilianit. 

Në qoftë se lëvizja do të ndodhte atëherë sulmuesi do të bëhej lojtari i dytë që transferohet te Chelsea për t’u kthyer tek Atletico, pas mbrojtësit Felipe Luis, i cili ndërmori të njëjtën rrugë verën e kaluar.

Dyshimet për një largim të mundshëm nga Chelsea, u shtuan edhe pas postimit të vetë lojtarit në rrjetin social Instagram ku shkruante: ‘Shumë faleminderit të gjithë miqve të mi’. Fotoja u postua pas përfundimit të ndeshjes Chelsea- Liverpool, ku Costa nuk u aktivizua për asnjë moment.

costa

Shpresat për një bashkim mes tij dhe Atletico Madrid sa vjen dhe bëhen më të pakta.  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur