Diego Godin i thotë ‘Po’ Interit, në verë vishet zikaltër

Diego Godin i thotë ‘Po’ Interit, në verë vishet zikaltër

Diego Godin

Diego Godin do të jetë një lojtar i Interit duke nisur nga muaji korrik i këtij viti. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane klubi zikaltër praktikisht ka mbyllur gjithçka me agjentin e futbollistit pasi Godin i ka thënë “Po” transferimit tek Interi. Mbrojtësi uruguajan që më 16 shkurt mbush 33 vjeç është në skadencë kontrate me Atletico Madrid dhe është i lirë të zgjedhë një tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit dhe kjo duket se ka bindur një nga mbrojtësit më të fortë në Botë për tu veshur zikaltër. Operacioni është udhëhequr nga Piero Ausilio ndërsa zbulohet se në fillim të muajit shkurt do të firmoset edhe kontrata për të cilën është rënë dakord.

Ausilio ka pasur edhe ndihmën e Beppe Marotta që ka një eksperiencë të gjatë për të marrë lojtarë me parametër zero dhe që janë në fund të kontratës. Ardhja e Godin bën që braziliani Joao Miranda t’i thotë lamtumirë zikaltërve ndërsa Godin do luftojë për vendin e titullarit me dyshen Skriniar-De Vrij. Megjithatë klubet respective ende nuk kanë raportuar asgjë sa i përket kësaj lëvizjeje të rëndësishme në merkato.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen