E ardhmja e Diego Maradonës në pankinën e skuadrës së Lindjes szë mesme, Al Wasl do të vendoset nga Bordi i ri i skuadrës, pas dorëheqjes së kryesisë së mëparshme.

Gjatë kësaj jave, nga klubi janë larguar Bordi i drejtorëve, pas një sezoni zhgënjyes, dhe ky ishte viti i parë i Maradonës i cili kishte kontratë dy vjeçare. Bordi i ri i emëruar fundjavën që shkoi, në krye me Hasan Al Marri, ka njoftuar se e ardhmja e Maradonës do të vendoset shumë shpejt.

“Ne do të flasim për të ardhmen e trajnerit Diego Maradona, dhe të gjitha çështjeve tjera që kanë të bëjnë me klubin, në ditët e ardhshme”, tha Al Marri. Ai la të kuptojë se rezultatet mund të kryqëzojnë argjentinasin që erdhi me mjaft bujë në skuadrën e Emirateve, por nuk ka bërë thuajse asgjë. (rb/shqiptarja.com)