Trajneri i Atletikos së Madridit vazhdon që të surprizojë këtë edicion. Pas sigurimit të finales së Ligës së Kampioneve, argjentinasi në një mënyrë krejt origjinal në konferencën për shtyp falënderoi nënat e futbollistëve të tij.

“Dua të falenderoj mamatë e këtyre futbollistëve pasi ato kanë lindur burra të vërtetë” deklaroi ai. Përsa i përket ndeshjes ai tha se ‘Reaguam mjaft mirë pas golit që pësuam nga Torres.

Fillimi i pjesës së dytë për ne ishte shumë i mirë. E kuptuam që pasimet e shpejta mes Suarez dhe Tiago vinin në vështirësi kundërshtarin”. Në fund nuk kishin si të mungonin edhe komentet për finalen.

“Kemi motivim të madh pasi kemi pritur shumë vite për këtë takim. Njihemi mjaft mirë me Realin e Madridit pasi, kemi luajtur shumë herë ndaj njëri-tjetrit” përfundoi ai. Pas humbjes për mediat ka folur edhe trajneri Murinjo duke e pranuar rezultatit dhe supermacinë e spanjollëve.

“Atletico e meritoi fitoren, pas penalltisë ndryshoi gjithçka. Portieri i tyre bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Territ. Atletico u tregua një skuadër e qëndrueshme” tha ai.


d.b/shqiptarja.com