Dietë për të zvogëluar hundën
si Khloe Kardashian...kaq e thjeshtë

Dietë për të zvogëluar hundën<br />si Khloe Kardashian...kaq e thjeshtë
E ka bërë apo jo? Mos u lodhni më duke i bërë pyetje vetes, pasi më në fund Khloe Kardashian ka reaguar lidhur me zërat që e akuzojnë për ndërhyrje estetike në hundë. Ylli televiziv, në një intervistë të bërë pak kohë më parë për “Cosmopolitan” tha: “Nuk e ndjej presionin për të bërë ndërhyrje estetike. De ndihme mirë që nuk dëgjova atë që më thanë të tjerët, të tipit ‘Duhet të bësh hundën, duhet të bësh hundën’. Nëse do të doja ta ndryshoja, do ta kisha bërë. Dhe nëse dua të bëj diçka, e bëj dhe jam e para që e them. ‘Shiko se çfarë bëra. Ky është doktori im, le të bëjmë një intervistë me të, kështu e kam falas ndërhyrjen.”

Pra jo, Khloe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të zvogëluar hundën, apo për të ndryshuar formën e saj. Për të rrëfyer sekretin e ndryshimit të dukshëm të hundës ndër vite, 31-vjeçarja realizoi një intervistë në talk-shown e saj ‘Kocktails with Khloe’, me kirurgun estetik Terry Dubrow. 

Ky i fundit ia atribuoi ndryshimin e hundës rënies në peshë. “Kur je e shëndetshme, hunda mund të zgjerohet, njësoj si kur je shtatzënë.” Ylli i “Kepping Up with the Kardashians” gjitashtu shtoi se më parë nuk e njihte konturimin në grim. Edhe sot, kur paastron fytyrën, hunda i duket më e gjerë.
khloe kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'