Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit

E ftuar në  emisionin “Klinika 24” në  Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Brikena Xhixha, dietologe me përvojë të gjatë .Ajo e nisi bisedën duke këshilluar dhe rekomanduar të ushqyerin e shëndetshëm, si një stil jete i domosdoshëm.

”Pasi kthimit nga pushimet e fundvitit, vihet re shtimi në  peshë nga të gjitha ushqimet me kalori që kemi konsumuar” tha dietologia në  fillim të  bisedës.

Njerëzit relaksohen ditën e pushimit duke i lejuar vetes që të “shkelin” pak vaktin normal, por kjo gjë krijon probleme dhe me tretjen si proces, por dhe me kilet e tepërta.

Sipas Brikanës, nuk fitohet asnjë beteje me një ditë  apo me dy, por me pjesë n konstate që  ne tregojmë  gjatë  gjithë kohë s me sasinë  dhe cilë sinë  e ushqimeve.

Është mirë që  gjatë  ditës të  konsumohet të  paktën dy litra ujë , pasi ndihmon shumë proceset metabolike dhe normalizon procesin e tretjes.Brikena rekomandoi se vec të  ushqyerit të shëndetshëm, duhet dhe një kombinim i mirë me aktivitetin fizik, qoftë  dhe me një ecje të lehtë, pasi kjo ndihmojë shumë procesin metabolik të  trupit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura

E ftuar në  emisionin “Klinika 24” në  Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Mirjeta Pestisha e specializuar si psikologe fëmijësh.

Ajo tha se është  vënë  re që  pas rikthimit nga pushimet, fëmijët kanë  disi vështirësi në  shkollë dhe përtaci.

Mirjeta nënvizoi se është shumë  e rëndësishme bashkëpunimi midis trekëndëshit prind-nxënes-mësues, për të  patur një  rikthim të  butë  dhe pa ankth të  fëmijëve në ambientet e shkollës.

Përshtatja e rikthimit varet prej fëmijëve, pasi ka fëmijë  që  përshtaten lehtë, sikurse ka nga ata që  përshtaten me pak vështirësi.

Psikologia shtoi se nuk rekomandohet në  asnjë  rast që  t’i bërtasim fëmijëve, pasi kjo gjë  vetëm e komplikon situatën dhe nuk jep ndonjë zgjidhje.Sipas saj është  shumë  e rëndësishme që  fëmijet te kenë një  mirëqënie psikologjike dhe duhet të  jenë  në  kontakt me natyrën vazhdimisht.

Sipas saj është  shumë  e rëndësishme gjthashtu që  të  mos ushtrohet presion dhe të mos ketë  pritshmëri të  larta tek fëmijët, pasi ata me drejtimin e prindërve dhe lirinë  e dhënë, e gjejnë  lehtë  rrugën e tyre.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë