BELGJIKE-Dy shqiptarë humbën jetën nga një zjarr që përfshiu banesën ku jetonin në Bruksel. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ndërsa zëdhënësi i zjarrfikëses Alain Habils u shpreh se viktimat janë me origjinë shqiptare. Shkaku i zjarrit që përfshiu banesën ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.

Mediat belge nuk i publikojnë emrat, por në redaksinë e Report Tv ka ardhur një apel për ndihmë nga motra e njërit prej të rinjve që ka humbur jetën për të kthyer trupat e tyre në Shqipëri, ndërsa bëhet fjalë për Pelivan Hysajn 24 -vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushin 23-vjeç nga Durrësi.

E kontaktuar në telefon nga redaksia e Report Tv, motra e Pelivan Hysajt thotë se nuk po arrijnë që të tërheqin trupat e dy të rinjve. "Autoritetet në Belgjikë nuk na japin trupat. Përfaqësuesit e shtetit shqiptar këtu nuk na kanë ndihmuar. Iu bëj thirrje që të na ndihmojnë të tërheqim trupat" shprehet ajo.

Apeli per ndihme i motres se Pelivan Hysajt

Statusi ne rrjete sociale i motres se Pelivan Hysajt