Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Mësohet se mjeti tip "Benz" me targa të huaja “H 2645 R” është në pronësi të shtetasit Lulëzim Zeqaj.
Nga djegja e makinës fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshimet paraprake të policisë në lidhje me ngjarjen janë se makina, ka qenë objekt i një zjarrëvënie të qëllimshme.
makina ne durres (1).jpg" style="height:585px; width:780px" />