Digjet “Enver Hoxha” i Fevziut
pas Kosovës, dje në Elbasan
Gjatë ditës së diel një grup mbështetësish të Partisë Komuniste kanë djegur disa kopje të librit “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut. Të mbledhur në qendër te Elbasanit ata kanë protestuar duke e cilësuar librin nje fyerje ndaj figurës së Enver Hoxhës dhe ndaj historisë së luftës Antifashiste.
Një libër quhet i suksesshëm, të paktën kohët e fundit, nëse pëlqehet shumë ose nëse urrehet shumë. Të dyja rastet përkthehen në fitime më të mëdha për autorin. Dihet që krijimi i polemikave është një reklamë shumë e mirë për botuesin. Polemika ka krijuar edhe libri i fundit i Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”, biografia e paautorizuar e diktatorit shqiptar.
Gjatë ditës së diel një grup mbështetësish të Partisë Komuniste kanë djegur disa kopje të librit “Enver Hoxha”. Të mbledhur në qendër te Elbasanit ata kanë protestuar duke e cilësuar librin nje fyerje ndaj figurës së Enver Hoxhës dhe ndaj historisë së luftës Antifashiste.
Në fund të vitit të shkuar e njëjta gjë ndodhi edhe në Ferizaj, ku Frontit Popullor për Kultivimin e Figurës së Enver Hoxhës” dogji disa kopje të librit të fundit të Fevziut.
“Enver Hoxha” i FevziutLibri “Enver Hoxha” tenton të tregojë përmes dokumenteve dhe dëshmive të periudhës sesi ish- udhëheqësi komunist i shqiptarëve arriti të konsolidojë dhe të ndërtojë pushtetin e tij. Autori u ka kushtuar një rëndësi të veçantë dokumenteve, ku përmes tyre del qartë raporti i Hoxhës me kundërshtarët dhe sesi arriti t’i eliminonte një nga një. Figura e Enver Hoxhës në biografinë e parë të tij bazuar mbi dokumentet e arkivit personal sipas Blendi Fevziut, është ajo e një tirani të pashembullt, një prej fatkeqësive më të mëdha të këtij vendi, por padyshim një njeri me një talent të spikatur politik, edhe pse një talent kriminal. Në këtë libër është përfshirë edhe ditari personal i Enver Hoxhës, që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit. Një ditar, që sipas autorit Blendi Fevziu ka rreth 7000 faqe. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29