Digjet makina e Telitit, Rroshi reagon ndaj akuzave të PD-së
Deputeti i PD, Eduard Halimi ka denoncuar në Durrës djegien gjatë natës së makinës së Armand Telitit. Sipas PD zjarrvënie ka qenë e qëllimshme për shkak të Teliti zbardhi gjatë zgjedhje, deportimin e votuesve në Durrës dhe Kavajë. Halimi hedh akuzat mbi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe atë të Kavajës Elvis Roshi. PD i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen. VIDEO
Deputeti i PD, Eduard Halimi ka denoncuar në Durrës djegien gjatë natës së makinës së Armand Telitit. Sipas PD zjarrvënie ka qenë e qëllimshme për shkak të Teliti zbardhi gjatë zgjedhje, zhvendosjen e votuesve në Durrës dhe Kavajë. Halimi hedh akuzat mbi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe atë të Kavajës Elvis Roshi dhe i bëri thirrje policisë të zbardhë ngjarjen.
Ndërsa, kreu i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi në reagim të publikuar në Facebook shprehet se, Halimi po sillet si i “përndjekur politik” pas humbjes së thellë në Kavajë ku ai ishte i deleguari i PD-së.
“Eduardi me akuzoi për 600 vota të importuara ndërkohë që humbi me 7600, ndaj i bej thirrje të bëjë pushimet i qetë dhe mos shpifë pa të drejtë. I bëj thirrje Prokurorisë që të marrë Eduard Halimin si person që ka dijeni për ngjarjen, në të kundërt të ndiqet penalisht për pengim të hetimit. Ka marrë fund koha kur politika bën drejtësi dhe shpall fajtorë”, shkruan Rroshi.
Deklarata e plotë e Eduard Halimit Sot pas mesnate ka ndodhur në Durrës një akt kriminal mafioz , ku banditë i kanë vënë zjarrin dhe kanë shkatërruar plotësisht makinën familjare të shefit të Auditit të KQZ Armand Teliti.
Ky akt kriminal i tipit mafioz, vjen pas gjetjeve që bëri Auditi i KQZ , z.Teliti disa muaj më parë me importimin e të paktën tre mijë votuesve nga Vangjush Dako dhe 600 votuesve nga Elvis Alias servir Rroshi, të cilët nëpërmjet skemës së importimit të zgjedhjeve, një skemë kriminale kjo e provuar plotësisht nga Prokuroria arritën që të manipulonin rezultatin zgjedhor.
Ne i bëjmë thirrje policisë së Shtetit që të zbulojë sa më parë autorët dhe organizatorët dhe të tregojë me fakte se, nuk është në anën e banditëve dhe organizatorëve Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi dhe ti zbulojë sa më parë autorët dhe ekzekutuesit dhe organizatorët e këtij akti mafioz.
Ne kemi dyshime të forta se, pas aktit mafioz të vënies së zjarrit të makinës familjare të zotit Teliti është dyshja Gjushi me Elvis Rroshin. I bëjmë thirrje prokurorisë dhe i kërkojmë me forcë të zhvillojë një hetim të plotë dhe efikas të çështjes, duke zbuluar dhe vënë para drejtësisë banditët që kryen aktin mafioz sot dhe organizatorët, të cilët kanë frymëzuar dhe organizuar këtë akt kriminal.
I bëjmë thirrje dhe OSBE të shënojë në raportin përfundimtar këtë akt mafioz të ushtruar nga bandat dhe nga oligarkët që janë pas këtyre bandave ndaj administratës zgjedhore edhe mbas një muaji pas përfundimit të këtij rezultati.