Një tjetër strukturë turistike është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, këtë herë në Sarandë. Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, është shkrumbuar tërësisht.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa nuk janë raportuar të lënduar.
Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.
Mesopotam Agrotourism konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento