/ATSH-AFP/ - President i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem i kërkoi sot Greqisë të përmbushte sa më shpejt reformat duke përmendur një zhbllokim të mundshëm të fondeve të ndihmës evropiane që prej muajt mars në rast progresesh.
"Mesazhi im për grekët është të përpiqen të fillojnë programin e reformave para fundit të çdo rinegocimi", theksoi Dijsselbloem, drejtuesi i ministrave të Financave të zonës euro për të përditshmen "Financial Times".
"Ka gjëra që ju mund ti bëni prej sot. Nëse i bëni, atëherë me siguri në muajin mars do të mund të merrni këstin e parë të ndihmës. Por kjo supozon progrese, jo vetëm qëllime", theksoi ai.
Partnerët e Greqisë ranë dakord javën e kaluar për zgjatjen prej katër muajsh të programit të tyre të ndihmës për vendin, por duke shtuar se fondet në kuadër të kësaj marrëveshjeje, rreth shtatë miliardë euro, nuk do të jepeshin para muajit prill, datë në të cilën ata dëshirojnë të gjykojnë ecurinë e reformave të premtuara nga qeveria e Aleksis Ciprasit në këmbim të mbështetjes së tyre.
/Shqiptarja.com