Nga azilante në krye të komunës së dytë më të madhe në Suedi. Shqiptarja nga Kosova Blerta Hoti, është zgjedhur kryetare e komunës së Goteborgut.
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook shkruan se dikur Blerta ishte azilkërkuese në Suedi, ndërsa sot arriti të fitojë post drejtues në këtë shtet.
“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!”, ka shkuar Pacolli.
Blerta Hoti i bashkohet Arba Kokalarit, si njëra ndër shqiptaret që arriti sukses në Suedi.
Pacolli apo pacovi i fut hundët aty ku nuk e ka vendin, mendon se Suedia është rusi...! Ketu në Suedi e dim ne shqiptarët se kush jemi dhe si jemi , kurr nuk kemi qen azilkërkues kundër shtetit ton shqiptarë, por kemi qen të dëbuar nga armiku serborus o behgjet pacovi ...!!!
Përgjigju