Dikur luante me Man. City-n dhe cilësohej si talent, sot rregullon projektorët në stadium (VIDEO)

Dikur luante me Man. City-n dhe cilësohej si talent, sot rregullon projektorët në stadium (VIDEO)

Shay Logan

Shay Logan është futbollist i klubit nga divizioni i dytë skocez, Cove Rangers, por karrierën e tij si profesionist e ka nisur te Manchester City në ekipin e parë në vitin 2009.

Logan nuk e realizoi karrierën e madhe që ishte paralajmëruar dhe tani ka postuar një video në Twitter, në të cilën rregullon projektorët në stadiumin e Aberdeen, ku ishte edhe lojtar. “Nga loja nën projektorët tek rregullimi i tyre”, ka thënë Logan në video, e cila e tregon atë në lartësi prej 15 metra mbi tokë i mbajtur me një litar.

Logan e filloi karrierën e tij profesionale në futboll në vitin 2007 me Man. City-n. Ai gjithashtu ka luajtur për Grimsby Town, Scunthorpe United, Stockport, Tranmere Rovers, Brentford, Aberdeen dhe Heart.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Disa burgosje

Edison Ypi: Disa burgosje