Dikur pjesë e Dinamos në Shqipëri, sot udhëheq Kroacinë në Botëror/ Zlatko Daliç: Më është dashur të luftoj për gjithçka

Dikur pjesë e Dinamos në Shqipëri, sot udhëheq Kroacinë në Botëror/ Zlatko Daliç: Më është dashur të luftoj për gjithçka

Zlatko Daliç, trajner i Kroacisë

Kroacia u kualifikua mbrëmë në ndeshjen ndaj Rusisë dhe kjo sigurisht është një meritë e trajnerit. Në të shkuarën trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç ka qenë pjesë e Dianmos në Shqipëri dhe me punë e besim arriti të bëhej një nga trajnerët më të mirë në botë duke udhëhequr Kroacinë në këtë Botëror.

Daliç ka shpërthyer në lot pas kualifikimit ku gjatë një interviste ai është shprehur:

Ne kemi pasur gjithmonë vështirësi, kështu ka qenë edhe jeta ime. Mua më është dashur të luftoj për gjithçka, por nuk jam i vetmi. Urime djemve për këtë luftë të pabesueshme, urime për punën që kanë bërë, e kemi bërë gjithçka për njerëzit tanë, për Kroacinë. Jemi në gjysmëfinale, jemi krenarë edhe për të gjithë njerëzit në Kroaci, kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Ne siguruam edhe dy ndeshje të tjera. Kur erdhëm në Rusi, thashë se do të ishte mëkat të mos shihnim Moskën. Tani do të shkojmë atje dhe të shohim se çfarë ndodh.

Zlatko Daliç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat