Kryeministri Edi Rama ka xhiruar një skeç me dy aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj, ku fillimisht kryeministri, ka luajtur rolin e pasagjerit, dhe më pas në debat e sipër ka marrë vetë timonin por është ndalur nga Policia.
Teksa diskutonin me efektivin që t’i linte të kalonin kryeministri ka njoftuar se do të ikte, por jo nga vendi e as nga posti. Thjesht do të zhvendosej për të parë qytetin e Vlorës.
Dialogu mes Edi Ramës, Donald dhe Romeo Veshaj:
Edi Rama: E di çke, hajde dil mbrapa se dua t’i jap vetë makinës.
Donald Veshaj: Ka ndodh ndonjë gjë e keqe? Pse je mërzitur? Çfarë ka ndodhur?
Edi Rama: Hajde mo mbrapa këtu. Dua të shoh Vlorën vetë aty, në timon.
Donald Veshaj: Do t’i japësh vetë makinës?
Edi Rama: Po, dua t’i jap vetë makinës!
Donald Veshaj: Ok…
Edi Rama: Dua Lipën ku e ke? Dua Dua Lipën aty.
Edi Rama: Të lutem lëre atë video, do më lësh të shijoj Vlorën?
Edi Rama: Po ky ça do tani?
Donald Veshaj: Polici?
Romeo Veshaj: A mund ta ulësh pak maskën?
Donald Veshaj: Po nuk jemi nisur akoma mo…
Romeo Veshaj: 12 si më dëgjon? Kam ndaluar një njeri të madh…
Polici: Ndonjë analist?
Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.
Polici: Ndonjë biznesmen?
Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.
Polici: Ndonjë deputet?
Romeo Veshaj: Opo ngrije akoma.
Polici: Ministër?
Romeo Veshaj: Më të madh të them.
Polici: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.
Romeo Veshaj: Po ça thua o vëlla, ky Ramën e ka shofer.
Edi Rama: Po ça thua mo, do na lësh të ikim tani se kemi dalë të shohim Vlorën vetëm.
Romeo Veshaj: Prit pak, mos ik, e di që gjendja…
Edi Rama: Po ça është ky ore…Ore do iki të shoh Vlorën.
Romeo Veshaj: Aaa, për të parë Vlorën.
Edi Rama: Po ça? Po ika unë, ju mori lumi. A jeni në terezi apo jo?
Komente


Lartmadheria e tij e trashe zerin si Zan Caushi qemoti! Biles Biles (ose madje) si Zan Caushi i shartuar me Shullazin. Epo kur u be dhe ky qe e merrte dhe gruaja e Mesila Dodes me shpulla kur ishin kalamanj!
PërgjigjuJo 100, por ndoshta 300 vite te tjere na duhen te behemi si Evropa. Kur shikon te tille vulgaritet nga dikush qe eshte dhe kerkon te mbetetet kryeminister.
Përgjigju