Dil nga ferra

Dil nga ferra

Foto ilustruese

Shikon një burrë që godet një grua në rrugë…filmon me celular e ia dërgon JOQ: Ja ç’bëhet!

Sheh një qen që masakrohet nga një tufë femij ësh…filmon me celular ia dërgon JOQ: Ja ç’bëhet!

Një i moshuar bie pa ndjenja në tokë…filmon me celular ia dërgon JOQ: S’e ndihmon njeri, ambulanca nuk vjen!

Policia hedh përtokë sallatat që shet një nënë në trotuar…filmon me celular ia dërgon JOQ: Nuk bëhet ky vend!

Një makinë ecën me derën e pambyllur mirë…filmon me celular dhe ia dërgon JOQ: Kanë shkarë njerëzit!

Po mjaft o ferraxhi, o anonims, o fletrrufesh, mjaft! Mjaft o njeriu i ri! Guxo njëherë të paktën. Lerja në dorë shokut të tavolinës celularin të filmojë ai, dhe shko kape për gryke atë burrin që godet gruan; shko zëri me pellëmba ata kalamajtë që keqtrajtojnë qenin; shko jepi ndihmë atij të moshuarit; mos e lejo atë pisin polic t’ja hedhë lakrat asaj nënës; nxito e lajmëroje atë makinën ta mbyllë derën…

Që mos të shkruash “ja ç’bëhet, anonim të lutem” si fuks i vogël, por “ja ç’bëra” si shembull i madh. Ndrysho vetë i pari, pastaj kërko ndryshimin tek të tjerët.

Dil nga ferra.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besart: 14/05/2021 12:30

    Te lumte bravo !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë