Parti e re, 40 mijë arsye për të filluar një projekt politik

Parti e re, 40 mijë arsye për të filluar një projekt politik

Foto ilustruese

Çfarë risie sollën partitë e reja në Shqipëri? Diçka që nuk e kishim parë e dëgjuar tek PDr, tek LSI, tek G99, tek Libra, tek Aleanca Kuq e Zi?

Për çfarë pra duhej t’i votonin shqiptarët më shumë se sa i votuan? Oferta e tyre ishte e thjeshtë: Jemi kundër atyre të tjerëve. Kaq.

Me kaq kërkojnë të bëjnë ndryshimin e madh? Të themi atë që është, as u afruan me fuqinë e LSI dhe as me performancën e G99 apo AK.

Cila prej partive të reja, ka pasur një projekt që shkon mbi katër vjet?

Cila prej partive të reja ka tentuar të përfaqësojë një grup të caktuar?

Cila prej partive të reja, ka marrë një çështje të mprehtë dhe për dy-tre vjet, është marrë vetëm me të me specialistë, me profesionistë etj?

Cili prej drejtuesve të partive të reja nuk ka menduar vetëm për zgjedhjet e rradhës?

Cili prej drejtuesve të partive të reja, mund te thotë sot se ia kaloi në risi Edi Ramës në fushatën më të lodhur të tij nga ana e risive?

E plot të tjera. Partitë e reja që ankohen pse nuk i zgjodhi populli, nuk janë të reja, janë pjesë e shkëputur nga e vjetra, apo e konsumuar në të tjera parti të reja më parë.

Libra dhe Kuq e Zi ishin madje më të zëshme, por edhe këto projekte u lanë përgjysëm dhe gjithsesi edhe drejtuesit e tyre, nuk ishin krejt të rinj.

Partia e re, që vërtetë besoj unë do të votohej nga një pjesë e mirë shqiptarësh, nuk ka projekt fitues dy vjeçar, do duhej të “shpërthente” fillimisht rrjetet sociale me idetë e reja, me mesazhet kapilare duke shfrytëzuar mediat sociale dhe jetën që është zhvendosur aty. Do duhej të dallonte mirë nga gjithçka tjetër politike.

Do duhej të priste, të priste, e të priste, derisa të bëhej faktor në celular, që pastaj ata të mediave të mëdha ta ftonin të bëhej pjesë e debatit televiziv. Do duhej të gjente “nektarin” si të tërheqë bletët.

Do duhej të mblidhte rreth vetes fytyra e mendje që mund të projektohen në trurin e njerëzve si elitë. Do duhej ta niste politikën nga blerja e këpucëve, jo nga ndryshimi i modelit të flokëve.

Media duhet vetëm për amplifikim, nuk të krijon. Nëse je bosh, media dhe rrjetet sociale amplifikojnë boshësinë.

Nuk është faji i njerëzve. As i varfërisë, blerjes a shitjes, a tjetërsimit të votës. Është faji i ofertës jo ndryshe, jo e re, me të njëjtën aromë.

Mbi të gjitha nuk duhen ankesa. Ka 40 e kusur mijë shqiptarë që nuk kanë votuar tradicionalisht. Ky është një numër fantastik për të filluar punë. Filloni.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë