Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh gjatë një komunikimi me median se, Këshilli Ekonomik Kombëtar, i mbledhur një ditë më parë, është shoqëruar me debate të ashpra në diskutimin e paketës fiskale për vitin 2014.
Sipas Jakës, qeveria së pari duhet të krijojë kushte për formalizimin e ekonomisë me reforma strukturore dhe rregullatore, si dhe klimë të përshtatshme për biznesin.
Sipas Jakës, rritja e taksave dhe tarifave do të ulte konkurrueshmërinë e vendit tonë në rajon. Për diskutimin e paketës fiskale që pritet të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, pritet të ketë një takim të dytë konsultativ qeveri-biznes, për diskutimin në terma konkretë të saj. Aktualisht, hartimi i paketës fiskale dhe buxhetit të shtetit po monitorohen nga ekspertë të FMN dhe BB.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)