Dilema LSI-PBDNJ në KQZ
Gjiknuri: Anëtarët janë të pavaru

Dilema LSI-PBDNJ në KQZ<br />Gjiknuri: Anëtarët janë të pavaru
TIRANE - Ndonëse po përflitet gjithmonë dhe më shumë për ndryshimet e balancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me ndryshimin e kursit politik të LSI dhe kalimit të saj në opozitë, duket se kjo nuk do të ndikojë në përbërjen e komisionit të administrimit zgjedhor.

KQZ, në Kodin Zgjedhor cilësohet si një institucionin i pavaruar nga politika, ndonëse ai ka përcaktuar mjaft qartë se janë pikërisht forcat politike që propozojnë anëtarët e këtij komisioni. Por sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së në KQZ, Niazi Kosovrasti kjo mbetet në kuadër të vullnetit të forcave politike në Parlament.

“Kjo çështje i takon Kuvendit të zgjidhet”, tha Kosovrasti, duke mos u shprehur hapur për të drejtat ligjore që mund të ketë Partia Demokratike për të kërkuar një tjetër anëtar në KQZ. Kjo do të sillte automatikisht sipasi kodit zvendëismin e anëtarit të propozuar nga PBDNJ, me atë të LSI si forcë e dytë më e madhe në koalicionin opozitar.

Ndërkohë që për deputetin e PS, Damian Gjiknuri ky institucion është i pavarurur politikishit pasi dhe vetë Kodi i ka të përcaktuar se kur i mbaron mandati një anëtari të këtij institucioni. “Nuk mundet kurrësesi të qëndrojë kjo logjikë që ndryshojnë balancat, pasi KQZ është institucion i pavarur politikisht.

Anëtarët janë të pavarur të votojnë si të duan brenda atyre që u ka përcaktuar ligji. Anëtarët nuk zbatojnë urdhra partiakë”, shprehet Gjiknuri. Ndonëse LSI konsiderohet tashmë si forca më e dytë e madhe në koalicionin e majtë, kjo sjell që PBDNJ të kalojë e treta në renditje.

Gjithësesi edhe pse vetë KQZ në vetvete mudn të marrë vednim nga kërkesat e ankimuara nga partitë parlamenatre për të kërkuar përfaqësimin e tyre në komisionet e nivelit më poshtë KQZ, ajo kurrësesi nuk mund të marrë një vendim për anëtarët e saj. Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar vitin që kaloi emrin e Ilirjan Muhos si anëtar i KQZ, ndërsa PBDNJ ka propozuar emrin e Jani Janit.

MANDATI

 
Në nenin 13 të Kodit Zgjedhor është përcaktuar edhe mnadati i anëtarëve të KQZ. Në kod thuhet se nëtari i KQZ-së ka mandat 6-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Kryetari i KQZ-së ka mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje si dhe anëtari i KQZ-së e ushtron këtë detyrë me kohë të plotë.

Gjithësesi duke iu referuar edhe zgjedhjeve të kaluara, PSD edhe pse nuk pati një deputete në Kuvend, anëtari i propozuara prej kësaj parti duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve pararendëse, qëndroi në KQZ deri në përfundimin e mandatit të tij.

PSD ka propozuar emrin e Pandeli Varfrit. Ndërsa Partia Rebulikane ka propozuar në 2009 Klement Zgurin që edhe ky qëndroi deri në përfundim të mandatit të tij, ndonëse PD lidhi koalicion me LSI.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor