Pavarësisht stinës së pranverës, gjatë ditës sotme reshjet e dëborës kanë mbuluar pjesën më të madhe të qarkut Kukës, duke sjellë ulje të temperaturave.
Këto pamje janë fokusuar nga kamera jonë në pjesën e rrugës së kombit ku mësohet trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 centimetra.
Bora ka shkaktuar mjaft problem ne qarkullim, por fatmirësisht nuk janë shënuar incidente, ndërsa aksi Kukës –tuneli I Kalimashit është bllokuar për disa minuta.
Policia rrugore ka zbarkuar në terren për të shmangur çdo incident të mundshëm, ndërsa punonjësit e kompanisë që mirëmban rrugën nisën punën për pastrimin e rrugëve.
Më kalimin e orëve situata u normalizua në rrugën e kombit, ndërsa nuk raportohet për komuna të bllokuara.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO