Bllokimi i pultit të makinës dhe ndjekja, si iu grabitën 250 mln lekë biznesmenit! U largua me 'Benz'-in e motrës! Si u kapën autorët dhe dy misteret

Bllokimi i pultit të makinës dhe ndjekja, si iu grabitën 250 mln lekë biznesmenit! U largua me 'Benz'-in e motrës! Si u kapën autorët dhe dy misteret

Arrestimi i autorëve dhe shuma e sekuestruar

TIRANE-Zbardhet dinamika e plotë e vjedhjes së 250 milionë lekëve të vjetra biznesmenit Flamur Behi. Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane kanë ndjekur të gjitha veprimet e Flamur Behit qysh nga qendra tregtare “Vesa” deri tek qendra “Kristal”. Por dy hajdutët janë identifikuar shumë shpejt nga targa e automjetit që kanë përdorur për t'u larguar.

Sapo ata janë identifikuar, Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane, nëpërmjet avokates së tyre, kanë kërkuar nga policia që të vetëdorëzohen, por policia i kishte rrethuar duke i prangosur. Flamur Behi ditën e ngjarjes, ishte paraqitur së bashku me bashkëshorten e tij B.Behin në ambientet e një qendre tregtare, për të blerë një hekur rrobash. Në momentin që biznesmeni parkoi te qendra tregtare dhe tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas 'Range Rover'-in duke marrë lekët.

Por teksa kanë blerë hekurin dhe janë kthyer në makinë, Flamur Behi nuk po arrinte që të ndizte dot 'Range Rover'-in pasi ishte ç'koduar. Për rreth 20 minuta tentativat e biznesmenit ishin pa rezultat për të ndezur makinën, ndërsa më pas ka dalë dhe hapur bagazhin ku ka konstatuar mungesën e çantës bashkë me lekët. 

Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar kqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN. Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë.

“Shqiptarja.com” mëson se oficerët e policinë kanë telefonuar Greta Hoxhajn duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj. Por Hoxhaj, ia ka kthyer oficerëve se ndodhej në qytetin e Fierit dhe se në datën 22 maj makinën e saj e ka përdorur, vëllai Donaldo Hoxhaj.

Policia ka telefonuar Hoxhajn, por dhe ky person i ka pohuar se ndodhej në Fier, pasi kishte babain sëmurë dhe të shtruar në spital. Jo shumë minuta pas kësaj telefonate, gazetari Elton Qyno thotë se policinë e Tiranës, e ka marrë një avokate e cila i ka kërkuar uniformave blu se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t'u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur, por blutë i kishin rrethuar dy të rinjtë duke i prangosur.

Në dëshminë që ka dhënë biznesmeni Flamur Behi, ky i fundit ka treguar si iu vodhën lekët. “…në datën 22 maj 2020 rreth orës 18:30, kam dalë si zakonisht nga puna ime që ndodhet ngjitur me qendrën “Vesa” në ish-Bllok, e konkretisht dyqanin e cigareve me emrin “Cigarette Shop”. Me vete nga dyqani kisha një çantë shpine, si ato të shkollës, ku kisha futur një sasi parash prej 20 milion lekë të reja, të paketuara në pako të vogla. Me çantën në shpinë nga dyqani jam drejtuar në parkingun e qendrës “Vesa”, ku do merrja makinën time “Range-Rover”.

Pasi jam futur në mjet kam dalë nga parkimi, ku pasi kam marrë bashkëshorten time B.Behi, kam bërë një xhiro deri tek policia e Tiranës dhe më pas jam drejtuar tek qendra tregtare “Kristal”, për të blerë një hekur rrobash. Makinën e kemi lënë në parkimin e kësaj qendre. Pasi kemi qëndruar rreth 15 minuta sërish jam kthyer tek makina, dhe kam hapur bagazhin për të futur brenda hekurin që bleva. Por aty kam konstatuar se çanta me 200 milionë lekë ishte zhdukur. Menjëherë kam njoftuar policinë…” ka deklaruar biznesmeni në policinë e Tiranës.

Report Tv mëson se shumën e parave biznesmeni e ka pasur të gjithë me fatura nga biznesi i cigareve që ka, fabrika, por edhe importi. 250 mln lekët janë xhiroja e dy ditëve. Por pyetjet që kanë mbetur pa përgjigje deri tani janë dy? E para, përveç dy autorëve që tani janë në burg, kush është personi i tretë që ishte në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit dhe faktit që kishte shumën e lekëve në makinë? Kjo ende nuk është zbuluar. Dhe pyetja tjetër është se ku i çuan pjesën tjetër të lekëve 2.5 mln lekë autorët, pasi iu gjeten vetem 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 25/05/2020 16:03

    Vetëm në nje vend si Shqiperia plerlleku qe meret merete me prostitucion behet dhe quhet biznesmen.

    Përgjigju
    • Agjenti: 25/05/2020 21:48

      Tamam

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)