Nga dreka me peshk, milioner për 48 orë! Autorët e grabitjes së 250 mln lekëve: S'e dinim që kishte aq shumë para! Mora vetëm 40 mijë lekë për ilaçet e babait (VIDEO)

TIRANË- U nisën të grabisnin ndonjë send me vlerë apo pak lekë për të shtyrë ditët, shuma mbi 200 mijë euro, mijëra franga si dhe telefonata e policisë, trembi dy të rinjtë Donaldo Hoxhaj dhe Gentjan Kane të cilët jetuan si milioner vetëm 48 orë, e të frikësuar vendosën të dorëzojnë çantën me para në polici.

Report Tv siguron ekskluzivisht dosjen e Prokurorisë Tiranë e cila kërkoi arrest me burg për dy të rinjtë, ku ata kanë pranuar krimin dhe shprehën se kur hapën çantën u trembën nga shuma e madhe. Dy të rinjtë kanë vendosur të dorëzohen me kushtin që policia duhet të shkonte t'i merrnte në Fier pasi ata kishin frikë të lëviznin me atë shumë të madhe për t'u rikthyer sërish në Tiranë.

“Mora çantën me para nga Range Rover, e hapa tek makina ime dhe pashë që kishte shumë para. Mendova për një moment të marrë diçka e ta rikthej sërish. Por kur ktheva kokën kishte ardhur i zoti tek makina, e më pas ndeza makinën time dhe ika në Fier. Gjatë rrugës më ka telefonaur Donaldo ku i thashë se ishte një shumë e madhe dhe aty u tremba", shprehet Gentian Kane.

Më tej, Gentiani para hetuesve shprehet se kur i ka treguar Donaldit për shumën e parave ai i ka kërkuar t'i dorëzojnë në polici. I pyetur nga hetuesit për shumën që kishte marrë nga çanta e grabitur e biznesmenit, Kanë ka sqaruar se ai vetë 'ska marrë asnjë lekë dhe karburantin makinës ia ka hedhur me lekët e tij, por Donaldi kishte marrë 40 mijë lekë për t'i blerë babait të shtruar në spital ilaçe.

Por ku ndodhej Kane e Hoxhaj para kësaj grabitje? Edhe pse policia ka një tjetër version të dokumentuar me pamje filmike se ata kanë ndjekur biznesmenin dy të rinjtë janë shprehur se kishin dalë për të blerë peshk për drekë dhe sapo peshku të bëhej gati me makinën e të motrës gazetare të Donaldit kanë bërë një xhiro nga qendra tregtare. E kur kanë parë automjetin hapur kureshtja i ka shtyre të futen brenda e pas kontrollit në bagazh gjetën çantën me lekë!

Ndërsa Donaldo Hoxhaj i cili jep të njëjtin version si Kane nuk përputhet vetëm në shumën që ka shpenzuar ku Kane thotë 40 mijë dhe Hoxhaj 30 mijë lekë.

Ndërsa biznesmeni i cigareve F.Behi në cilësinë e viktimës ka deklaruar se rrugëtimi i tij ka nisur rreth orës 18:30 nga zyra e tij pranë stadiumit Dinamo, e teksa ka përshkuar një intenerar në këtë zonë me bashkëshorten ka shkuar tek qendra tregtare për të blerë një hekur rrobash.

Por kur janë kthyer pas 15 minutash Behi tregon se kur hapi bagazhin të vendoste hekurin pa se mungonte çanta me para dhe i alarmuar ka telefonuar policinë.  Nga hetimet policia dyshon se dy të rinjtë janë grabitës profesionist dhe kanë përdorur pult për bllokimin e valëve çka e ka lënë hapur mjetin e biznesmenit, por kjo pajisje ende s'është gjetur.

Për dy të rinjtë, gjyqtarja Rexhina Memlika caktoi masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të këtij hetimi.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle

Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle