Dinamo 'pa strehë', Blutë gjejnë shtëpi në kryeqytet

Dinamo 'pa strehë', Blutë gjejnë shtëpi në kryeqytet

Skuadra e Dinamos

Sezonin e ri Dinamo do luajë sërish në Superligë. "Nëndetësja" siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, teksa u rendit në vendin e dytë të Kategorisë së Parë. Tanimë te Blutë pritet revolucion në ekip, me presidentin Bardhi që ka premtuar emra të rinj dhe përfaqësim dinjitoz, ndryshe nga dy sezone më parë.

Problem për Dinamon duket edhe gjetja e një "shtëpie". Me kryeqytetin që ka vetëm dy stadiume, një në pronësi të Partizanit dhe "Air Albania-n", Dinamo do zhvendoset vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës.

Stadiumi i Kamzës do jetë shtëpia e Dinamos, teksa duket se marrëveshja është gjetur. Me "Elbasan Arenën" që është e mbingarkuar, te Dinamo duket se kanë gjetur shtëpinë e re edhe në favor të tifozëve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës