Dinamo rikthehet te fitoret, Kukësi s'pyet për Egnatian! Verilindorët bëhen makthi i Tiranës

Këtë të dielë është mbyllur java e 10 e Superligës me Dinamon që është kthyer te fitoret, pasi në ‘Elbasan Arena’ mposhti minimalisht 1-0 Kastriotin. Golin e fitores e realizoi Agim Ibrahimi, i cili në minutën e 66 dhuroi një perlë me goditje dënimi. Sakaq Kukësi ka marrë 3 pikët e radhës, pasi sot fitoi 2-0 kundër Egnatias. Për verilindorët realizoi fillimisht Basha dhe më pas Milunovic. Më këtë sukses Kukësi ngjitet në kuotën e 20 pikëve, 1 më pak se Tirana kryesuese që të shtunën barazoi pa gola kundër Skënderbeut.

Ndërkohë edhe Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi, duke likuiduar 1-0 Laçin që kishte një ecuri tejet pozitive në 4 javët e fundit të kampionatit.

Supersfida e kësaj jave u luajt të premten me Partizanin që përmbysi 2-1 Teutën, duke bërë që trajneri i këtyre të fundit Edi Martini të japë dorëheqjen. Vendin e tij pritet ta zë ish-futbollisti dhe ish-kapiteni Renato Arapi.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë