KROACI - Dinamo Zagreb ka ndarë rrugët me trajnerin Fabio Cannavaro pas vetëm 100 ditësh. Klubi nga ‘Maksimir’ ka njoftuar shkëputjen e kontratës pasi skuadra duket se doli nga gara për titullin kampion.
Cannavaro shkarkohet pas 14 ndeshjeve zyrtare dhe 3 miqësoreve. Në kampionat, ai regjistroi pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje. Disfata e fundit ndaj Istra në kampionat rezultoi fatale për italianin, të cilit iu komunikua shkarkimi.
Drejtuesit e klubit i kanë besuar ekipin ndihmësit të italianit, Sandro Perkoviç. Dinamo, e cila fitoi vjet kampionatin për herë të shtatë radhazi, aktualisht gjendet në vendin e tretë plot tetë pikë larg Hajduk Splitit kryesues.
Kujtojmë se pjesë e Dinamos është edhe Arbër Hoxha, anësori i sulmit të Kombëtares.
Komente

